Kompania Grasep ka realizuar me sukses një investim të ri në kapacitetet prodhuese përmes
instalimit të një pasterizatori tunel modern. Ky pajisje i avancuar përmirëson ndjeshëm
sigurinë ushqimore dhe rrit efikasitetin e përpunimit në linjat tona të konservimit.
Me këtë teknologji, sigurojmë një proces pasterizimi të kontrolluar dhe të qëndrueshëm,
duke ruajtur vlerat ushqyese, shijen dhe cilësinë e produkteve tona për tregjet vendore dhe
ndërkombëtare. Investimi është pjesë e strategjisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe
përmbushje të standardeve më të larta të industrisë.